Me këtë edicion, sivjet shënojmë plot 15 vite nga fillimi i organizimit të festivalit Chopin PianoFEST Prishtina!
Me qindra koncerte kemi festuar muzikën klasike, me synimin që edhe në kryeqytetin tonë të kumbojnë vlerat kulmore të muzikës artistike, ashtu si në çdo qendër botërore! Jemi dëshmitarë të suksesit të ngjarjeve tona muzikore, me prezantimet e qindra artistëve botërorë, të cilët pa asnjë hezitim, vit pas viti, pranonin ftesën për të ardhur në Kosovë. Po ashtu, kemi dëshmuar edhe paraqitjet në skenën tonë të talenteve të rinj të mrekullueshëm vendorë, të cilëve, përmes kontakteve me artistë ndërkombëtarë, u është hapur një dritare drejt botës dhe drita e së ardhmes së tyre. Deri tani, në kuadër të koncerteve tona kanë interpretuar qindra artistë nga gjithsej 40 shtete të botës!
Asociacioni Kosovar i Chopin-it është krenar që, që nga viti 2009, është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Chopin-it (IFCS), me seli në Varshavë, si dhe anëtar i Këshillit të Muzikës pranë UNESCO-s. Ky anëtarësim 15-vjeçar është për ne një privilegj i madh dhe jashtëzakonisht inkurajues, por edhe një obligim që i jep kësaj iniciative një dimension të lartë, shumë të çmuar dhe me vlerë që duhet ruajtur.
Gjatë gjithë këtyre viteve, pyetja “Të jemi apo të mos jemi” ka shoqëruar jo vetëm festivalin tonë, por edhe shumë ngjarje të tjera kulturore në Prishtinë. Mungesa e infrastrukturës bazë për organizime të tilla ka qenë një ndër arsyet kryesore të pasigurisë dhe dyshimeve tona. Por këtë vit, më të shpresëplotë se kurrë më parë, qyteti duket se është më në fund pranë ndërtimit të një shtëpie koncertale – një hap shumë i rëndësishëm.
Duke u dëshiruar shumë sukses të gjithë artistëve mysafirë të edicionit të sivjetshëm të festivalit, i falënderojmë përzemërsisht të gjithë miqtë, përkrahësit dhe mbështetësit tradicionalë të Chopin PianoFEST-it.
Ju ftojmë të jemi së bashku për t’i përjetuar çastet e paharruara të interpretimit muzikor në edicionin tonë jubilar!
VIVA LA MUSICA!
Presidentja e AKC,
Lejla Haxhiu Pula – Drejtoreshë artistike e Chopin PianoFEST-it
🕗 5 May 2025, @ 20:00
📍Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendore Universitare
Prishtinë
🕗 12 May 2025, @ 20:00
📍Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendore Universitare
Prishtinë
🕗 14 May 2025, @ 20:00
📍Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendore Universitare
Prishtinë
🕗 16 May 2025, @ 20:00
📍Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendore Universitare
Prishtinë
🕗 17 May 2025, @ 20:00
📍Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendore Universitare
Prishtinë
🕗 20 May 2025, @ 20:00
📍Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendore Universitare
Prishtinë
🕗 22 May 2025, @ 20:00
📍Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendore Universitare
Prishtinë
🕗 26 May 2025, @ 20:00
📍Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendore Universitare
Prishtinë
🕗 28 May 2025, @ 20:00
📍Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendore Universitare
Prishtinë
🕗 30 May 2025, @ 19:30
📍Salla e Kuqe Prishtinë
🕗 02 June 2025, @ 20:00
📍Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendore Universitare
Prishtinë
🕗 03 June 2025, @ 20:00
📍Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendore Universitare
Prishtinë
🕗 05 June 2025, @ 20:00
📍Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendore Universitare
Prishtinë
🕗 06 June 2025, @ 20:00
📍Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendore Universitare
Prishtinë
🕗 09 June 2025, @ 20:00
📍Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendore Universitare
Prishtinë