Editorial

Home » Editorial

Welcome to

Chopin Piano Fest

Prishtina 13^th Edition

English:

Welcome to Chopin Piano Fest Prishtina, a celebration of the life and work of one of the greatest piano composers in history, Frédéric Chopin! Our festival’s dedication to high artistic standards and enthusiastic organization has captured the attention and support of distinguished audiences, making the event an annual fixture of our cultural calendar.

As a member of the International Federation of Chopin Societies and part of the Council of Arts by UNESCO, we feel privileged and responsible for our activities, which have earned us an EFA Label and partnership with other prominent festivals in the region. Together, we are developing innovative tools for programming, financing, managing, creating, performing, promoting, and educational programs in our festivals.

Over the last 13 years, we have hosted hundreds of solo artists from all over the world, including young talented musicians and students of the Faculty of Arts, who participate in concerts and masterclasses with renowned artists. Thanks to the continuous support of Raiffeisen Bank and the Ministry of Youth and Culture, we have expanded our focus on youth engagement in cultural activities, not only as performers but also as organizers and managers of the festival’s activities.

Our efforts have earned us recognition across borders, including a special prize for successful young pianists in Germany, which has become a festival tradition promoting young artists from Kosovo. We have also re-launched our Compositional Competition “In Honor of Chopin” at a nationwide level, inviting young composers to create new piano works.

Despite the lack of an adequate Concert Hall in Prishtina, we remain hopeful that a new Concert Hall will soon be built. We have shown that persistence, enthusiasm, dedication, and insistence on true artistic values, combined with a devoted passion for organizing, have made our festival a success story worth sharing and appreciating.

We are immensely grateful to our institutions, partners, and friends of the festival for their crucial support and inspiration. Most of all, we thank our loyal and art-loving audience, who continue to believe in us and the values of the festival for enriching the cultural life in our country.

Through the harmonious interplay of sound and emotion, we are able to tap into something truly magical, and our festival seeks to capture and celebrate this essence. We look forward to embarking on these unforgettable experiences together with you, on the 13th edition of the Chopin Piano Fest Prishtina 2023. 

 

Thank you for your continued support.

Sincerely,

Chopin Piano Fest Prishtina 

 

Albanian:

 

Mirë se vini në Chopin Piano Fest Prishtina, një festë e jetës dhe veprës së një prej kompozitorëve më të mëdhenj të pianos në histori, Frédéric Chopin! Përkushtimi i festivalit tonë ndaj standardeve të larta artistike dhe organizimit entuziast ka tërhequr vëmendjen dhe mbështetjen e audiences së shquar, duke e bërë atë ngjarje të përvjetshme të kalendarit tonë kulturor.

Si anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave Chopin dhe pjesë e Këshillit të Arteve nga UNESCO, ne ndihemi të privilegjuar dhe përgjegjës për aktivitetet tona, të cilat na kanë sjellë etiketën EFA dhe partneritet me festivale të tjera të njohura në rajon. Së bashku, ne po zhvillojmë mjete inovative për programim, financim, menaxhim, krijim, performancë,  promovim të programeve edukative kulturore në festivalet tona.

Gjatë 13 viteve të fundit, ne kemi pritur qindra artistë solo nga e gjithë bota, duke përfshirë muzikantë të rinj të talentuar dhe studentë të Fakultetit të Arteve, të cilët marrin pjesë në koncerte dhe masterklasa me artistë të njohur. Falë mbështetjes së vazhdueshme të Raiffeisen Bank dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ne kemi zgjeruar fokusin tonë në angazhimin e të rinjve në aktivitetet kulturore, jo vetëm si interpretues, por edhe si organizatorë dhe drejtues të aktiviteteve të festivalit.

Përpjekjet tona na kanë sjellë njohjen përtej kufijve, duke përfshirë një çmim special për pianistë të rinj të suksesshëm në Gjermani, i cili është bërë një traditë festivali që promovon artistë të rinj nga Kosova. Kemi rihapur edhe Konkursin tonë Kompozicional “Në nder të Chopin-it” në nivel kombëtar, duke ftuar kompozitorë të rinj të krijojnë vepra të reja për piano.

Përkundër mungesës së sallës adekuate të koncerteve në Prishtinë, ne mbetemi me shpresë se së shpejti do të ndërtohet një Sallë e re Koncertesh. Përgjatë viteve, kemi treguar se këmbëngulja, entuziazmi, dhe përkushtimi për vlerat e vërteta artistike, të kombinuara me pasionin e përkushtuar për organizimin, e kanë bërë festivalin tonë një histori suksesi që ia vlen të ndahet dhe të vlerësohet.

Ne u jemi jashtëzakonisht mirënjohës institucioneve, partnerëve dhe miqve tanë të festivalit për mbështetjen e tyre. Mbi të gjitha falenderojmë publikun tonë besnik dhe artdashës, i cili vazhdon të besojë tek ne dhe vlerat e festivalit për pasurimin e jetës kulturore në vendin tonë.

Nëpërmjet ndërveprimit harmonik të tingullit dhe emocionit, ne jemi në gjendje të prekim diçka vërtet magjike, dhe festivali ynë kërkon të kapë dhe festojë këtë thelb. Mezi presim t’i kalojmë këto përvoja të paharrueshme së bashku me ju, në edicionin e 13-të të Chopin Piano Fest Prishtina 2023.

Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Sinqerisht,

Chopin Piano Fest Prishtina